Pak kohë më parë, ish-miss-i Eria Ago, u përfol në bisedat me pullë të kuqe të Hermes Nikajt, të njohur si Zogu i Tiranës.
“Dosja” zbuloi se në përgjimet e prokurorisë flitej për të, e cila kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime përmes Hermesit.
Pas këtyre lajmeve, ish-missi ka reaguar duke u shprehur se ajo dhe Hermesi njihen, kanë lidhje miqësore si me njëri-tjetrin ashtu dhe familjet, por vetëm kaq.
“Nuk dua të shfaqem si një njeri që mohon të vërtetën, por si një vajzë që vjen nga një familje e lartë dhe me plot moral, unë nuk kam pasur kurrë nevojë të mbështetem te një partner, si pasojë e nevojës ekonomike, sepse puna ime e palodhshme dhe kontributi i familjes time, më bënë të kem atë që dua. Dua të theksoj se nuk e mohoj njohjen me Hermesin se ai ka lidhje miqësore me mua dhe familjen time, por vetëm kaq”, është shprehur mes të tjerash ajo.