Valer Kolnikaj, ish-konkurrent i show-t televiziv ‘Dance With Me’ ka treguar të vërtetat e tij lidhur me këtë program.
Valeri tregon se juria është kërcënuar nga disa konkurrentë ‘të dobët’, që do linin spektaklin nëse nuk do merrnin pikë të larta.
Më tej ai thotë se pasi juria i jepte pikë të larta, shkonte tek konkurrentët e fortë dhe i kërkonte dhe që t’ia bënin hallall për vlerësimin, por kishin frikë se linin garën në mes.
“Disa personazhe që nuk dinë të kërcejnë kanë kërcënuar jurinë se do lënë garën nëse nuk vlerësohen me pikë të larta. Këta personazhe janë ata që nuk dinë të kërcejnë dhe aq mirë sa të tjerët dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme se kush di të kërcejë dhe kush jo.
Unë isha i dyti me dy pikë, se ishte e gjithë përmbledhja e javëve dhe këto dy pikët ishin pas një masakrimi të javë pas javshme nga ana e jurisë. Për t’i bërë qejfin një çifti që nuk dinte të kërcente fare, javë pas jave, juria thoshte na duroni ju, ne po heqim të zitë e ullirit, për të bindur tjetrin se thoshin do lë spektaklin, do lë garën. Pas vlerësimit thoshin ma bëj hallall mos na i merr më të keq, ju na duroni”, tregoi Valeri, në emisionin “ThumbOn”, në RTV Ora.