Aktori i humorit Albano Bogdo është shprehur se ka shumë personazhe publike që ai nuk i flet me gojë dhe i poshtëron kur ndodhen në të njëjtin ambient.
I pyetur për personazhet që nuk flet, Bogdo tha:
“Po. Për disa arsye. Sepse nuk më do tr*pi t’u flas. Pasi kam parë si ndikojnë veprimet e tyre në jetën time dhe kam vendosur mos t’u flas. Kur jemi në të njëjtin ambjent i poshtëroj, i pështyj, i shaj. Pyetini! Përditë! Nuk flas, absolutisht jo, sikur të më kushtojë jetën.
Lidhur me ofertat për t’u larguar nga Apartamenti 2XL, ai tha:
“Më ka ardhur një këtu e 8 vite më parë. Para se të filloja tek 2XL kam bërë katër herë audicion tek Portokallia. S’je për këtë punë më thoshin. Ja si t’i flas këtij unë tani. Që më ka thënë 4 herë nuk bën. Dhe ti i thua që shiko unë bëj, dhe më duhet puna. Sa kam mbaruar shkollën dhe duhet të mbaj gjithë familjen, vetëm unë punoj. Dhe ai thotë jo. Pasi fillon diku tjetër dhe ti shkëlqen ai të thotë hajde. Si ti flasësh atij njeriu. Pastaj thotë hajde me çek të bardhë.”