Tekstshkruesja Elona Caslli ka treguar se si e kanë refuzuar në një nga Festivalet e RTSH për një tekst të titulluar “Jetomë”.
“Teksti i mëposhtëm, i shkruar nga unë, është paraqitur, në një nga festivalet në RTSH. Nuk u pranua që në përzgjedhjen paraprake. Teksa sot lexova tekstin e E. Gjatës, them që duhet të ishin treguar pak më zemërgjerë atë vit me tekstin tim të titulluar ” Jetomë”
Sidoqoftë, më erdhi mirë që nuk e pashë festivalin”, përmbyll tekstshkruesja teksa publikon poezinë e shkruar prej saj dhe vargjet e këngës së Elvana Gjatës e cila doli e dyta në këtë festival.
Jetomë
Prej kohësh të huaj ma ndien fjalën
dhe vetëm jehonën e zërit tim dëgjon.
E huaj prekja jote pa kujtesë,
i huaj trupi im pa dritherimë.
Jetoma fjalën dhe kuptomë.
Jetoma zërin dhe dëgjomë.
E largët vjen aroma jote,
i zbrazur shuhet shikimi yt,
i akullt eshte shtrati ku
burgosemi ne te dy
Tashmë kohen time s’e ndjen
dhe vetëm ritmin tënd jeton.
E afërt mungesa jote pa mbarim,
shumë pranë jeta jonë pa zgjim.