Gjykata e Vlorës ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’ për presidentin e Turbinës Gentian Gjoka.
Mësohet se masa është caktuar ditën e shtunë për akuzën “Mashtrim”.
Kujtojmë që Gjoka u zbulua nga policia pas informacioneve që mbërritën se ai qarkullonte me arme zjarri. Policia iu vu në ndjekje dhe e lokalizoi në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.
Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.