Moti i keq shkakton probleme, Autoriteti Portual i Durrësit bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

0
365

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se si pasojë e motit të keq gjatë ditës së sotme, janë anuluar disa udhëtime me traget.

Postimi i Autoritetit Portual të Durrësit:

‘Për pasojë, situata e krijuar gjatë orëve të fundit ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen/ mbërritjen e e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.

Trageti i linjës Durrës-Bari(Aurelia), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq.

Ndërkohë, anija konteinerike ‘’X Press Shannon”, ndodhet në radë, në pamundësi për t’u akostuar në kalatë për shkak të erës së fortë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit të Durrësit, Dispeçeria e Autoritetit Portual, Shërbimi i Rimorqimit, Shërbimi i Pilotimit, Shërbimi Ormexhimit, në gatishmëri të plotë, në funksion të hyrje-dalje të anijeve dhe trageteve dhe në kohe të keqe, 24/24 porti i hapur!’, ka shkruar Autoriteti Portual i Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here