Akuzohej për vrasje, shqiptari pret ‘byzylykun elektronik’ dhe bën atë që nuk pritej, policia greke ngrihet në këmbë (DETAJE)

0
400

Një shqiptar që ishte lënë me arrest shtëpie nga policia greke, ka bërë një veprim të rëndë. Ai ka prerë byzylykun elektronik dhe është arratisur pa lënë gjurmë.

Shqiptari 35 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur thuhet se ishte dënuar si i përfshirë në çështje vrasjeje.

Mediat greke shkruajnë se ai e ka prerë byzylykun me te cilin mbikëqyrej, në kohën kur ishte tek stacioni i autobusëve në Kiffisos. Pas këtij momenti nuk ka me asnjë gjurmë të shqiptarit.

Mediat greke shkruajnë se ai ka marrë autobusin dhe u nis për në Shqipëri. Ndërkohë që policia greke e sinjalizuar nga alarmi qe ra pas prerjes se ‘orës së dorës’ nga ana e shqiptarit u vu në lëvizje dhe ka nisur kërkimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here