Gjermania dëbon diplomatët rusë pas vrasjes në Berlin

0
330

Gjermania ka dëbuar sot dy diplomatë të ambasadës ruse, teksa prokurori shtetëror nisi hetimet për vrasjen tronditëse në gusht të një shtetasi gjeorgjian në një park të Berlinit ditën me diell. Prokurori mori çështjen kësaj jave dhe po heton lidhjet e mundshme të Kremlinit me vrasjen e 40 vjeçarit Zelimkhan Khangoshvili, një ish-komando rebel çeçen, që kishte luftuar kundër Rusisë gjatë luftës së viteve 2001-2005.

 Prokuroria tha se “kishte prova të mjaftueshme” se viktima ishte vrarë me armë “për llogari të agjencive shtetërore të federatës Ruse.” Ministria e jashtme gjermane urdhëroi dy zyrtarë rusë të inteligjencës të largohen menjëherë nga vendi. “Ministria e jashtme shpalli non-grata dy punonjës të ambasadës ruse në Berlin,” thuhej në deklaratën e saj teksa Kremlini mohon lidhjet me vrasjen. Mediat gjermane e përshkruanin dëbimin e diplomatëve si “si vperim të nxitur e jo-miqësor” dhe shtojnë se tashmë do të ketë hapa reciproke. Sipas investigimi të mediave vendase Bellingcat e Der Spiegel, vrasësi kishte udhëtuar në Gjermani me një pasaportë me emër Vadim Sokolov, pro emri i tij i vërtetë është Vadim Krasikov dhe është gjithashtu i dyshuar për vrasjen e vitit 2013 të një biznesmeni rus në Moskë.  Vrasja në Berlin sjell në mendje tentativën e vrasjes së ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe bijës së tij Yulia në Salisbury të Britanisë vitin e shkuar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here