Djali i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio Alla është arrestuar nga policia pas një kontrolli të befasishëm.
Ai është ndaluar nga blutë e kryeqytetit dhe pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij i është gjetur 5.5 gramë kokainë.
Mësohet se në momentin e ndalimit ai i është drejtuar punonjësve të policisë ‘Pse ju nuk e njihni babain tim ju?!’
Pavarësisht rezistencës dhe kërcënimit me emrin e babait Forcat Shqiponja kanë vendosur ta shoqërojnë në komisariat, me dyshimin se dozat e hashashit i kishte për shitje. Ditën e sotme ai pritet të dalë në gjykatë për masën e sigurisë.
Në muajin shtator vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës iu bë atentat në një lokal. Vangjel Alla u plagos nga një plumb pistolete dhe dyshohet se shkak kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.