Google search engine
Home Aktualitet Protesta e ‘Astirit’/ Ndalohen nga Policia dy persona, shpallen në kërkim 4...

Protesta e ‘Astirit’/ Ndalohen nga Policia dy persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë (Emrat+Akuzat)

0
301

Policia e Shtetit ka shoqëruar ditën e sotme dy protestues të Unazë së Re. Të ndaluarit janë Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu. Mësohet se në kërkim janë shpallur edhe 4 persona të tjerë. Ilir Katiraj është shoqëruar edhe herë të tjera nga policia ku në një rast qëlloi edhe me këpucë ndaj kryeministri Rama.

Shoqërimi i këtyre personave ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugës tek Unaza e Re pranë zonës së Astirit, më datë 7 tetor, një ditë para se të miratoheshin ndryshimet në kodin penal.

Kodi Penal i Ndryshuar parashikon se kush bllokon rrugën nga 8 tetori dënohet me burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here