Kavaja është tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm nga një përplasje me armë ku si pasojë ka mbetur i vdekur Dritan Haxholli dhe është plagosur rëndë polici i Burgjeve, Bledar Toçi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e një gruaje M.Q ,rreth orës 00:44 e cila thuhet se është e afërme e Bledar Toçit. M.Q dhe viktima pak kohë më parë ishin në një lidhje dashurie por pavarësisht se gjithçka kishte marrë fund, Dritan Haxholli vijonte të bezdiste M.Q.
Ky është Bledar Toçi, efektivi i policisë i cili ngeli i plagosur pas përplasjes me armë me Dritan Haxhollin në Kavajë. Toçi i cili ishte polic burgu, pas përplasjes me armë Bledar Toçi ka vrarë me armën e shërbimit Dritan Haxholli.












































