Kryeministri Edi Rama tha se diskutimet për sistemin do të ndodhin në një fazë të dytë.
Ralf Gjonin, nga Grupi i pavarur parlamentar tha se kryeministri foli për një reformë me dy faza që nuk ka për të ndodhur
“Kryeministri foli për një reformë me dy faza që nuk ka për të ndodhur, të paktën jo me votën tonë në parlament. Sepse ne jemi shprehur qartë që reforma zgjedhore duhet të jetë një reformë tërësore, gjithëpërfshirëse që i prek të gjitha hallkat e sistemit.
Një prej hallkave teknike të kodit zgjedhor janë rekomandimet e OSBE/ODHIR të cilat ne kemi nevojë t’i rishikojmë dhe të ripërpunojmë një draft tjetër në gjirin e komisionit të Posaçëm parlamentar po përveç kësaj duhet prekur ligji për partitë politike dhe patjetër edhe Kushtetuta për ndryshimin e sistemit zgjedhor sepse kjo është kauza jonë në parlament dhe ne do qëndrojmë kësaj kauze deri në fund”, tha ai për Top Channel.