Policia kineze përmes dronëve, arriti të kapë një 69-vjeçar që kishte 17 vite në arrati pasi kishte arritur dalë nga burgu.
Song Jiang, një trafikant qeniesh njerëzore, kishte 17 vite që fshihej në malet e provincës Junan.
69 vjeçari ishte dënuar për trafikim grash dhe fëmijësh, por u arratis nga burgu në vitin 2002.
Policia nisi ta kërkojë sërish në fillim të shtatorit, kur morën një informacion se ku mund të gjendej.
Pasi personeli në terren dështoi ta gjente, policët u detyruan të përdorin dronë. Pesë orë kërkime çuan më në fund drejt zbulimit të vendit ku fshihej, një shpellë mes maleve.