Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka trembur fansat e tij me deklaratën e fundit të dhënë për SportBible. Ai ka pranuar se ka filluar të shohë veten jashtë futbollit dhe nuk e di se sa vite të tjera mund të luajë. Portugezi mendon se nuk do të vazhdojë më shumë se dy vite të tjera.
“E dua ende futbollin. Më pëlqen të argëtoj fansat dhe njerëzit që duan Cristiano Ronaldon. Në 5 vitet e fundit kam filluar të shoh veten jashtë futbollit, shpejt ose më vonë, kush e di se çfarë do të ndodhë pas një viti ose dy?“, – tha Ronaldo.
Ai foli dhe në lidhje me të ardhmen e tij në biznes. “Nuk më pëlqen të jem numri dy, apo 3. Dua të jem gjithmonë numri një, ashtu si në futboll”.