Shkrumbohet nga flakët makina në Gjirokastër, mësohet shkaku (Informacionet nga Policia)

0
410

Një automjet ka marrë flakë në parkim ditën e sotme në Gjirokastër, në lagjen “18 shtatori”.

Mësohet se mjeti tip “Ford” me targa AA246PT ishte i parkuar para Pallatit të Sportit Gjirokastër, kur ka marrë flakë papritur.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve mundësoi shmangien e përfshirjes nga zjarri edhe të automjeteve të tjera të parkuara. Sipas policisë ka qenë masë elektrike në makinë çka shkaktoi zjarrin në mjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here