Shkencëtarët amerikanë Gregory Laughlin e Malena Rice thanë dje në një raport se objektet interstelare që po hyjnë në sistemin tonë diellor nuk janë diçkja e re, dhe se vizitorët e akullt e misteriozë do të vijnë duke u shtuar. “Ka shumë si këto materiale që fluturojnë në hapësirë, tashmë falë teleskopëve të rinj e të fuqishëm na vijnë gjithnjë e më shumë të dhëna mbi ta dhe nuk kemi nevojë për spekulojmë me hipoteza”, tha Rice, e diplomuar nga universiteti Yale në SHBA. Objekti i parë interstelar që kaloi në sistemin tonë diellor ishte ‘Oumuamua’, i pikasur fillimisht në tetor 2017. Ishte ardhja e tij që nisi debatin mbi origjinën e tyre dhe mënyrën e klasifikimit. Ndërsa Laughlin ka kryer studimin e tij mbi këto objekte ku thuhet se Oumuamua ka cilësi të ngjashme me ato të kometës por nuk ka ‘bishtin’ e saj karakteristik. Një objekt i ri, i quajtur 2I/Borisov, doli në skenë kësaj vere. Ai është quajtur i tillë pasi është pikasur nga astronomomi amator Gennady Borisov në gusht, ndërsa studiuesit do të kenë rreth 1 vit kohë për ta monitoruar, që është shumë më tepër nga disa javë për të observuar ‘Oumuamua’. Objekti i ri është më i madh se ‘Oumuamua’ dhe ka një bisht të theksuar. Sigurisht që pyetja kryesore për studiuesit është: “Nga kanë ardhur?” Studimi i Rice e Laughlin propozon se se objektet interstelare mund të jenë lëshuar nga planete të rinj të sapoformuar, që orbitojnë larg yjeve të tyre, të cilët kanë hapur zgavra gazi në në fushat e tyre kozmike, të zilat shkencëtarët i quajnë disqe protoplanetare.Kur formohet një yll i ri, ai rrethohet nga një disk protoplanetar me gaz e pluhur të dendur që i vjen rrotull.Disku është një mjedis i ndryshueshëm ku gazi e pluhuri nxehen nga ylli i ri si dhe nga energjia e tij gravitacionale, gjë që sjell lëvizje, përplasje dhe më në fund formimin e planetëve.Edhe pse shumica e planetëve formohen pranë diellit të tyre, ka të tjerë që krijohen shumë më larg dhe krijojnë boshllëqe të mëdha në disqet e tyre protoplanetare. Sipas Rice e Laughlin, këto planete më të largët janë të aftë të lëshojnë copa materialesh që mund të largohen nga sistemet e tyre diellore. “Ne po kërkojmë disqe në të cilat është e qartë se ka pasur një planet,” tha Rice. “Nëse disku ka hapësira të mëdha brenda tij është e mundur të llogaritet se çfarë tip planeti ka pasur”, thotë Laughlin duke shtuar se kjo ide shpjegon dendësinë e këtyre objekteve në hapësirën inter-stelare.