‘Thyhet akulli’, mblidhet konferenca për Reformën Zgjedhore, ambasadori i OSBE-së me deklaratë të jashtëzakonshme: E rëndësishme t’i rikthehemi dialogut!

0
252

Ka filluar tashmë tryeza e përbashkët e konferencës së Reformën Zgjedhore.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri u shpreh se palët duhet të ulen në dialog për miratimin e sistemit të ri zgjedhor.  “Vendi ka nevojë për dialog dhe unitet dhe kjo është sfida e OSBE-së. Dje parlamenti gjerman kaloi një mocion që mbështesin hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe në rekomandimet e OSBE-së. Vitin e kaluar ka pasur progres për reformën zgjedhore kanë bashkëpunuar të gjithë aktorët politikë. Do të diskutojmë sot se çfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor dhe si do të ndikojë më tej. Pres nga partitë që të japin propozime konkrete. Është e rëndësishme ti rikthehemi dialogut, pasi kjo do të ndikojë patjetër te reforma zgjedhore. Shpresoj që kjo konferencë të ndikojë në procesin e mëtejshëm. Është një zgjedhje që duhet ta bëjnë partitë shqiptare. Duhet të jeni të hapur për të diskutuar për këtë cështje. Pjesëmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të merret vendimi, a duhet ta ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor. Ne nuk mund të bëjmë imponime, kemi dhënë rekomandimet tona” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here