Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është takuar me Zoran Zaev gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku kanë biseduar ndër të tjera edhe për procesin e hapjes së negociatave. Kryeministri grek i ka thënë homologut maqedonas se personalisht nuk do e nënshkruante Marrëveshjen e Prespës, por duke qenë se ratifikimi i saj është pjesë e të drejtës ndërkombëtare, Greqia duhet ta respektojë. Mitsotakis ka thënë në takim se Athina e mbështet hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe se fqinji verior duhet të zbatojë në kohë Marrëveshjen e Prespës për të ndihmuar në mbarëvajtjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe të sigurojë prespektivën evropiane.