Gjykata e Lartë e Spanjës mbështet zhvarrosjen e Francisco Franco

0
340

Gjykata e lartë e Spanjës mbështeti sot kërkesën e qeverisë socialiste  për të zhvendosur eshtrat e diktatorit fashist Francisco Fanco nga maozoleumi shtetëror në një vend më pak publik, duke refuzuar apelin e familjarëve të tij. Spanja mbetet e prekur nga trashëgimia e Franco i cili fitoi luftën civile në vitin 1930 dhe udhëhoqi vendit deri në 1975.Vendimi unanim i gjykatës thoshte se “refuzon tërësisht apelin e familjarëve në lidhje me zhvarrosjen e Francisco Franco”.Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez  vlerësoi vendimin si një “fitore e madhe për demokracinë”. Zëvendësja e Sanchez, Carmen Calvo, tha se zhvarrosja do të kryhet “sa më shpejt” dhe para zgjedhjeve të 10 nëntorit.Franco aktualisht është varrosur në mauzoleumin e quajtur Lugina e të rënëve, së bashku me dhjetra mijëra civilë të vrarë gjatë luftës civile, por vendi është kthyer në një tempull të triumfit të fashizmit dhe të së djathtës ekstreme në Spanjë. “Idea që njerëzit e vrarë nga trupat e Francos të varrosen në një vend me të është absurde,” tha Silvia Navarro, gjyshi i së cilës është vrarë në 1936.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here