Banka e Shqipërisë ka prezantuar ditën e sotme serinë e re të kartëmonedhave të reja. Në ceremoninë e zhvilluar, guvernatori Gent Sejko tha kartëmonedhat e reja vijnë të rifreskuara dhe me elemente sigurie të përmirësuara duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.
Ai shtoi se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale.