Google search engine
Home Sport Ardijan Ismajli nis edicionin e dytë me Torinon, shpreson të bëhet lider...

Ardijan Ismajli nis edicionin e dytë me Torinon, shpreson të bëhet lider i mbrojtjes

0
29

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi kuqezi, Ardijan Ismajli, foli për fazën përgatitore, objektivat e ekipit dhe synimet personale pas një sezoni të shoqëruar nga dëmtimet. “Po punojmë shumë mirë. Grumbullimi po shkon mjaft mirë. Java e parë ishte e vështirë, këmbët janë ende pak të rënda, por është normale. Po punojmë shumë, si nga ana fizike ashtu edhe teknike.

Abate ka vendosur në qendër stilin e tij të lojës dhe ne po përpiqemi t’i përvetësojmë idetë e tij sa më shpejt. Jam i bindur se do të arrijmë të luajmë futbollin që kërkon trajneri”, tha Ismajli. Mbrojtësi shqiptar beson se skuadra ka krijuar bazat për të zhvilluar një sezon pozitiv, duke nënvizuar rëndësinë e mentalitetit në arritjen e objektivave. “Jemi një grup i mirë, plot entuziazëm, me një kombinim lojtarësh me eksperiencë dhe të rinjsh. Gjithçka nis nga mentaliteti. Torino do të jetë një skuadër e fortë nëse do të jetë e fortë mendërisht”, shtoi ai. Sipas tij, grupi do të forcohet edhe më shumë me rikthimin e futbollistëve që kanë munguar gjatë verës, ndërsa pret që merkatoja t’i japë ekipit alternativa të tjera përpara fillimit të sezonit.

Duke analizuar sezonin e kaluar, Ismajli pranoi se dëmtimet ndikuan ndjeshëm në rendimentin e skuadrës, pavarësisht cilësisë së repartit defensiv. “Futbolli është i çuditshëm. Në letër, unë, Maripan dhe Koko formonim një treshe mbrojtëse me shumë cilësi. Megjithatë, pothuajse gjithmonë njëri prej nesh mungonte për shkak të dëmtimeve. Nga janari e në vazhdim bëmë shumë më mirë dhe kaluam katër muaj pozitivë. Jam i bindur se këtë sezon do ta ngremë nivelin. Dua të jem gjithmonë në fushë, pa dëmtime. Ky është objektivi im i parë që të lë pas problemet muskulore të një viti më parë. Shpresoj të bëj edhe më mirë se sezonin e kaluar”, nënvizoi Ismajli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here