Fatos Klosi ‘plas bombën’ dhe flet për aferat korruptive të politikanëve: Kanë shfrytëzuar shtetin!

0
346

Ish-drejtuesi i SHISH Fatos Klosi ka komentuar në studion e Fax Neës situatën politike në vend. Ndër të tjera Klosi ka folur dhe aferat korruptive të politikanëve, ku sipas tij më të mençurit nuk kanë lënë gjurmë.

Më tej, Klosi ka shtuar se populli nuk është turmë dhe nuk jemi si para 30 vitesh në diktaturë.

‘Politikanët nuk them janë të tërë të korruptuar, por shtetin e kanë shfrytëzuar. Kush ka pasur mundësi të ketë punë me tendera, me koncesione e ka shfrytëzuar, nga lart deri më poshtë. Më të mençurit nuk kanë lënë gjurmë, ose kanë mundur ti fshehin.

Por ajo që do theksoja unë është se në të ardhmen politikanët duhet të mos i afrohen më politikës për të përfituar, por për të kontribuar. Është shumë e rëndësishme që të krijohet kjo bindje dhe në popull.

klosiUnë si bëj dot gjyqin Ramës, por çdo qeveri që qeveris ka përgjegjësi. Dhe populli nuk është më ajo turmë. Mediat janë në çdo shtëpi. Të gjithë i shikojnë, i dëgjojnë, i vlerësojnë. Nuk jemi më para 30 vitesh që ishim mësuar me një sistem që çfarë thoshte ishte ligj’, deklaroi Klosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here