Policia e shtetit është duke kryer kontrolle për arrestimin e dy vëllezërit Kusi, që pak ditë më parë vranë në Tiranë të riun Indrit Çelaj.
Burime bëjnë me dije se kontrollet e policisë për Albano dhe Griseldo Kusin janë fokusuar në fshatin Allgjatë në rrethinat e kryeqytetit, ku pas kontrolleve është gjetur dhe një armë në banesë.
Fillimisht u tha se vëllezërit Kusi ishin larguar në drejtim të Greqisë, po mesa duket kjo është përdorur si një pistë për të humbur gjurmët.
Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit.