Google search engine
Home Aktualitet Përdorën sistemin TIMS pas vrasjes së Santjago Malkos, SHÇBA vë nën hetim...

Përdorën sistemin TIMS pas vrasjes së Santjago Malkos, SHÇBA vë nën hetim 123 punonjës policie

0
324

Nxjerra e të dhënave nga sistemi TIMS mbi Santjago Malkon që mbeti viktimë e një atentati mafioz në Tiranë, ka shkaktuar furtunë në Policinë e Shtetit.Drejtoria e Standardeve ka nisur verifikimin për rreth 123 punonjës policie, që janë identifikuar përmes përdorimit të një passwordi të veçantë, pasi kanë kërkuar të dhëna në sistemin TIMS për ish-policin.Referuar ligjit, asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështje të caktuar. Drejtuesit e policisë kanë dyshime se fotoja që ka dalë nga sistemi TIMS është bërë edhe publike në media.Gjithashtu, janë publikuar edhe të dhëna sensitive që kanë cenuar figurën e viktimës. Referuar ligjit, asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështje të caktuar.Gjithashtu janë publikuar edhe të dhëna sensitive që kanë cenuar figurën e viktimës.Santjago Malko, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë.Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga policia.Ndërsa bashkëshortja e tij, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santjago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.Që atë kohë, çifti u fejua dhe pas largimit nga policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetëpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santjagos.

26-vjeçari i druhej atentatit

Një grup i posaçëm është ngritur pranë Policisë së Tiranës dhe po heton rutinën e përditshme të 26 vjeçarit Santjago Malko, për të gjetur ndonjë indicie që do të çonte në gjurmë të ekzekutorëve të tij. Sipas asaj që ka mësuar policia deri tani, Malko i kishte marrë masat për t’i shpëtuar ndonjë atentati. Nga hetimet e deritanishme,Policia e Tiranës ka zbuluar se 26-vjeçari Santjago Malko i druhej një atentati prandaj lëvizte prej më shumë se 6-muaj me një automjet të blinduar. Për motive të paqarta, më 27 gusht ai lëvizi me një automjet tjetër ku edhe u vra.Përveç pamjeve të kamerave të sigurisë pranë vendit ku ndodhi vrasja, policia ka sekuestruar edhe një sërë pamjesh pranë banesës së 26-vjeçarit dhe të lokaleve që ai frekuentonte, për të parë nëse mund të identifikohen personat të cilët mund ta kenë gjurmuar prej kohësh 26-vjeçarin. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë në rrugën “Xhanfize Keko”, grupi hetimor tashmë ka rindërtuar dinamikën e plotë si dhe mënyrën se si ish efektivi Santjago Malko u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 27 gushtit në Tiranë.Burime pranë uniformave blu sqaruan se nga pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përgjatë zonës së Porcelanit, ku ndodhi edhe vrasja, ka rezultuar se teksa 26 vjeçari Malko ishte në lëvizje me automjetin e tij tip BMW X5, pas tij qëndronin edhe dy automjete të tjera, njëra tip “Volkswagen Golf 6”, e ndërsa pas tyre, në një distancë shumë të afërt automjeti tjetër tip “Mercedes-Benz CLS”. Të dyja këto automjete të fundit, e me ngjyrë e zezë dyshohet të jenë automjete me të cilat kanë lëvizur atentatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Elvis MYRTA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here