Është identifikuar fytyra e dhunuesit të memorialit turk në Tiranë. Sipas News 24 pamjet e dhunuesit janë zbuluar nga një kamera sigurie në zonë.
Memoriali turk u dhunua gjatë mbrëmjes të së shtunës të kaluar. Kjo është hera e dytë që memoriali u sulmua pas 11 gushtit, kur mbi të u hodhën letra higjienike në shenjë revolte dhe refuzimi.
Ceremonia e vendosjes së tij u organizua nga ambasada turke në Tiranë, në përkujtim të 251 viktimave kushtuar grushtit të shtetit në Turqi para tre viteve, organizator i të cilit është, Fetullah Gylen.