Policia Shkencore ka zbuluar se ish-polici Santiago Malko është vrarë nga një kallashnikov mbrëmjen 27 gushtit në kryeqytet.Laboratori eksperimentoi dy armët e gjetura në makinën e autorëve të krimit, i cili u dogj në fshatin Ferraj.
Kallashnikovi model 54 është përdorur në atentat, ndërsa arma tjetër nuk ka shkrehur.Megjithatë, ekspertët e kriminalistikës nuk kanë mundur të identifikojnë gjurmët e gishtërinjve të atentatorëve, pasi janë fshirë nga flakët e automjetit. Ndërkohë, po punohet për ekspertizën e objekteve të tjera të gjetura në automjet: doreza, atlete dhe bidona plastik dhe nëse nuk gjenden gjurmë personash, Policia Shkencore do të kërkojë asistencën e homologëve të BE-së.
Santiago Malko u ekzekutua në zonën e Kinostudios mbrëmjen e 27 gushtit, teksa dilte me makinën e tij nga një lavazh. Rreth vrasjes së tij, policia ka ngritur disa pista hetimi.