Emiliano Shullazi ka lënë qelinë dhe është shoqëruar për disa orë në spital. Mësohet se Shullazi ka qëndruar rreth një orë në spital. Shullazi u shoqërua nga forcat e policisë dje në mesditë në një spital privat.
Nuk dihen ende shkaqet që e çuan Emiliano Shullazin në spital. Shullazi është shoqëruar nga një grup i gatshëm i Drejtorisë së Burgjeve.