Vidhnin paratë e shqiptarëve me karta të klonuara, arrestohen 3 rumunë/ Zbardhet super-aksioni i policisë, si infiltruan agjentë dhe shkatërruan bandën

0
356

Qëndronin në Rumani dhe që atje, nëpërmjet krimit kompjuterik por edhe duke përdorur ATM e bankave vetë ata, vidhnin në llogaritë e shqiptarëve që depozitoheshin në bankat e nivelit të dytë. Uniformat blu, pasi morën kallzimin e një banke të nivelit të dytë, filluan hetimet.

Agjentë të saj, u përfshinë Brenda rrjetit criminal kibernetik për të vërtetuar vjedhjen. Ndërkohë që shtetasit që jetonin në Rumani, hynin në Shqipëri nga Qafë Thana. Policia lajmëron se Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor “Credit Card Fraud”, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve: A. B., 37 vjeç, banues në Rumani; C. M., 41 vjeç, banues në Rumani; Si dhe u procedua penalisht L. C., 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani; Kallëzimi u bë nga një bankë e nivelit të dytë që pretendoi se persona të paindentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe.

Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke. Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë.

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin. Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M., ndërsa shtetasi L.C., u procedua penalisht në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale sendet e mëposhtme: 3 telefona të markave të ndryshme; 8 karta të ndryshme bankare; Një sasi parash; Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here