Vjen lëvizja surprizë e Bashës për Teatrin: Kemi një marrëveshje, ka nisur para një muaji. Nesër do ta firmosim dhe do botohet e plotë

0
303

Kryetari i Partisë Demokratike Lukzim Basha i është bashkuar protestës së artistëve dhe qytetarëve  për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Duke folur për mediat brenda sallës së Teatrit, Basha tha se PD-ja prej një muaji po negocion një marrëveshje me artistët për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për Teatrin Kombëtar.

“Përgatitja e marrëveshjes ka nisur para një muaji. Nesër do ta firmosim dhe do botohet e plotë. Nesër do keni edhe pikat e marrëveshjes. Aleanca për Teatrin e ka udhëhequr këtë protestë, ne do jemi në mbështetje të tyre”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here