Forcat policore janë shtuar te godina e Teatrit Kombëtar. Mësohet se uniformat blu kanë urdhëruar bllokimin e çdo hyrje për tek Teatri si dhe kanë ndaluar kamerat të qëndrojnë tek sheshi i Teatrit Kombëtar.
Sot paradite artistë dhe qytetarë u grumbulluan para godinës së Teatrit dhe pati përplasje me policinë, për shkak të vendimit për lirimin e ambjenteve dhe prishjen e godinës.