Mediat e afërta me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, tashmë kanë spekulimet rreth asaj se për çfarë po intervistohet Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale. ‘Blici’ serb i thirrur në burimet e veta spekulon se ‘Haradinaj po merret në pyetje nga Haga për rastin e “Shtëpisë së Verdhë”. Sipas këtij mediumi, hetimet lidhur me këtë rast i kanë kryer disa hetues amerikanë, duke përmendur edhe inicialet e njërit prej tyre si D.L., të cilin ‘Blici’ spekulon se e ka kontaktuar. Megjithatë, thotë se prokurori amerikan D.L. më pas ishte rekrutuar nga shërbimi sekret shqiptar, i cili pastaj, sipas ‘Blicit’, kishte penguar edhe hetimet lidhur me rastin. “Amerikanët kanë zbuluar katër lokacione të dyshuara për varreza masive në Shqipëri. Me të dhënat e kaluara dhe dëshmitë e shqiptarëve, gjithashtu është bërë edhe hetim nga ana e Dick Martyt”, thotë ky burim i ‘Blicit’. Sipas këtij mediumi të afërt me Vuçiqin, në këtë rast janë të përfshirë edhe një grup ushtarësh dhe komandantësh. “Trafikimi i organeve, kidnapimi dhe transporti i serbëve dhe shqiptarëve për në Shqipëri nuk ka qenë e mundur pa Haradinajn. Edhe vëllai i ish-kryeministrit është i përfshirë. Një grup ushtarësh dhe oficerësh gjithashtu janë të ndërlidhur me transportimin, ndalimin dhe torturat”, thotë ky burim spekulativ i ‘Blic’-it serb. Gazeta serbe shkruan se “çmimi për shitjen e organeve ka shkuar nga 25 mijë marka deri në 100 mijë”.Sipas saj, me hetimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” është marrë UNMIK-u që nga viti 2003.