Pasi janë futur në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët demokratë janë ulur në vendin e spektatorëve ku disa artistë kanë mbajtur edhe fjalën e tyre të shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.
Mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr reagimi i kreut të PD Lulzim Basha. Ky i fundit është parë gjatë gjithë kohës me celular në dorë, pa vëmendje tek artistët. Kush po e udhëzon në telefon Bashën dhe çfarë planesh po thurin, kjo mbetet për t’u parë në orët në vazhdimin, duke pasur parasysh edhe mobilimiznin në radhët e PD që ka nisur Sait Dollapi, për t’iu bashkuar protestës para Teatrit Kombëtar.