Google search engine
Home Politike Drejtesi GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2...

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

0
17

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Llalla u dënua në vitin 2021 për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri raste.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here