Situata para Teatrit Kombëtar vazhdon të jetë tejet e tensionuar. Teksa një pjesë e madhe e protestuesve së bashku me Lulzim Bashën dhe eksponentët e tjerë të PD hynë brenda godinës, pjesa tjetër që ndodhen jashtë po tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë.
Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë dhe me përplasje të dhunshme kanë hapur 3 dritare para godinës duke tentuar të futen brenda Teatrit.