Arben Malaj ka dalë në terren për të sulmuar qeverinë. Ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BSH apeloi për ndërhyrjen e Erjon Braçes dhe Pandeli Majkos që të ndalojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Duke folur para turmës, Malaj tha se duhet që të gjitha palët të bëjnë maksimumin për të gjetur një zgjidhje.
Por turma ka brohoritur për Lulzim Bashën i cili i është bashkuar protestës në momentin që Malaj ka qenë duke folur. Ky i fundit ndërhyri duke u shprehur: Po mirë, vazhdoni me zotin Basha pra…
Sot në protestën para Teatrit janë të pranishëm nga radhët e PD Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Çlirim Gjata, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi.