Ish-kryetari i Londrës dhe ish-ministri i jashtëm i Britanisë, Boris Johnson do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe dhe kryetar i Partisë Konservatore.
Johnson fitoi me mbi 92 mijë vota përballë rivalit të ti, Jeremy Hunt
Pas dorëheqjes së Theresa May në 7 qershor, Johnson pritet të emërohet zyrtarisht nesër në postin e kryeministrit të ri britanik.
Theresa May i ka shpëtuar disa votëbesimve në Parlament, por dështimi i vazhdueshëm i me ‘Brexit’ dhe rënia e mbështetjes në popull për Partinë Konservatore kanë shtyrë zyrtarët e kësaj partie që të kërkojnë zgjedhje për liderin e ri.
Nga ana tjetër, Johnson ka theksuar vazhdimisht gjatë fushatës se do ta nxjerrë vendin nga BE-ja, madje nëse pa asnjë marrëveshje, nëse do të jetë e nevojshme.