Google search engine
Home Politike Drejtesi “Skandaloze, si mund të humbin letrat në Prokurori”, Tahiri del sërish para...

“Skandaloze, si mund të humbin letrat në Prokurori”, Tahiri del sërish para gjykatës, ç’pritet të ndodhë në seancë dhe cili do jetë vendimi (Kush e shoqëron?)

0
368

Javën që kaloi ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri një deklaratë të fortë pas shtyrjes së gjyqit për të tretën herë te Krimet e Rënda.

Në seancën e herës së kaluar u tha se prokuroria ka humbur 3 fashikuj. Ndërkohë, në një prononcim për mediat jashtë gjykatës Tahiri foli me tone të ashpra duke u shprehur se si mund të humbin letrat në prokurori, pasi kjo ishte edhe arsyeja e shtyrjes së seancës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për herë të katërt. I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here