Kush është LRI-stja që i vajti tek dera e shtëpisë Borchard-it, ja lidhjet me Metën dhe Kryemadhin, e nxjerrin ‘zbuluar’ fotot (Zbardhet deklarata e aktivistet)

0
321

Pas një nate në qeli është lënë e lirë Ana Azizaj e cila shkroi me bojë të zezë parrullën “Borchardt, Turp të të vijë” në hyrjen e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. Mësohet se ajo është shprehur para policisë se mbishkrimi nuk është bërë nga ajo. “Mbishkrimi nuk është bërë nga unë. Isha në hyrje të pallatit me një grup të rinjsh”, është shprehur ajo.

U përfol shumë gjatë këtyre ditëve po kush është Ana Azizaj, mjafton një kërkim të shpejtë të bësh në rrjetet sociale, shikojmë që ajo është pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. E angazhuar në mitingje, protesta dhe aktivitete të LSI, ajo shihet edhe në rrjetet sociale aktive në politikë.

Në profilin e saj, mund të shihen fotografitë e shkrepura pranë ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Azizaj, është një nga të rinjtë e LSI që organizuan dhe surprizën për ditëlindjen e Kryemadhit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here