Një nga shqetësimet me të cilën përballen më shpesh meshkujt me kalimin e viteve, është rënia e flokëve. Por aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, vendosi që ta zgjidhte këtë hall që kishte dhe kështu që bëri mbjellje të flokëve.Këtë moment ai e ndau me ndjekësit e tij të Instagramit, ku shkroi: “Ju përshëndes me flokët e reja. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë, më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat”. Por ndër komentet më gallatë ishte ai i këngëtares së njohur shqiptare, Artjola Toska. Artjola: I gëzofsh. Ç’a sillet për qokë? Elvis: Piastër, se më është djegur hekuri! Artjola: S’kam. Ajo që bën tostin të bën punë? Elvis: Lëre fare. Sill bigudinat dhe jemi në rregull. Artjola: U krye! Faleminderit që më lehtësove. Më mungon shumë. Por në fakt ajo që ka më shumë hall nga ky ndryshim i aktorit është bashkëshortja e tij, Belina, e cila i shkruan: “Bo bo… ishim rehat. Duhen dy pasqyra në shtëpi tani”. Ndërsa Elvisi nga ana tjetër i përgjigjet: “Boll të kam pritur gjithë këto vite sa të bëheshe gati për të dalë. Taksirat të më presësh ti tani”. Për Elvisin ka ardhur koha që të “hakmerret”!

