Protesta e opozitës, vjen paralajmërimi i fortë i Ambasadës Amerikane: Kujdes!

0
417

Disa orë para protestës së paralajmëruar nga opozita për tu mbajtur pranë Kryeministrisë, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një deklaratë për mediat, SHBA i bën thirrje personelit të Ambasadës, që të evitojnë kalimin në zonat ku mund të protestohet, duke pasur parasysh se herët e kaluara është përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Mes të tjerash Ambasada thekson se kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur, ashtu si edhe zona që është e pacaktuar, përveç pikave si Kryeministria dhe Kuvendi i Shqipërisë.

“Pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, Godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare. Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 6 e pasdites. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës Amerikane dhe familjarët e tyre udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku zhvillohen, apo mund të zhvillohen demonstrate. Tregoni kujdes për situatën përreth. Ndiqni informacionet e fundit të mediave vendase. Ruani profil të ulët”-thuhet në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here