Vetëvendosje bën lëvizjen e papritur në Shqipëri

0
428

Lëvizja Vetëvendosje tashmë do të jetë zyrtarisht edhe në Shqipëri. Në datë 11 mars të këtij viti kjo lëvizje ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.

Themelues janë: Glauk Konjufca (Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kosovë), Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi. Por kush është qëllimi i regjistrimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë? Drejtor Ekzekutiv Boiken Abazi thekson se objektiv është bashkimi kombëtar.

“Qendra synon të japë mbështetjen për ushtrimin e së drejtës demokratike për vetëvendosje të popullit shqiptar për realizimin e bashkimit të shtetit të pavarur të Kosovës me Shqipërinë, duke u bazuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimin e vetëvendosjes së popujve të shprehur në Kreun 1 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara” shkruan ai në Facebook. Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është forca kryesore opozitare, ndërsa pritet për t’u parë se si do të pritet në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here