Në prag të sfidës me Ajax, vjen goditja e rëndë për Juventusin

0
371

Juventus do të përballet të mërkurën me Ajaxin në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League. Kampionët e Italisë kanë marrë një goditje të rëndë përpara kësaj sfide. Siç raportojnë mediat italiane Juventus nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje, mbrojtësin Giorgio Chielini. Ky i fundit ka bërë stërvitje të diferencuar, pasi ka pësuar dëmtim në stërvitje. Pritet që vendin e Chielinit ta zërë Daniele Rugani, pasi as Barzagli me Caceres nuk janë të gatshëm. Në dyshim për sfidën do të jenë edhe Douglas Costa me Emre Can, pasi nuk ndihen mirë fizikisht. Mendohet se Chielinit i është përsëritur i njëjti lëndim,  pasi nuk ka shumë kohë që është rikthyer nga dëmtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here