Sot u cilësua si ‘qershia’ mbi tortë, kjo ishte “bisha” amerikane që nderoi qiellin shqiptar (Foto)

0
337

U bënë dhjetë vite që kur Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota të organizatës ushtarake më të fuqishme në botë, NATO-s. Në nderim të këtij përvjetori, avionët e NATO-s kanë përshëndetur sot qiellin shqiptar me fluturimet e tyre të ulta mbi Tiranë, ndërkohë që ndiqeshin me dashamirësi nga sytë e mijëra kryeqytetasve që gjendeshin në tokë.  Tre ishin tipet e acionëve që fluturuan sot mbi Tiranë. Të parët që parakaluan ishin avionët “Eurofighter Typhooon”, krenaria e Europës, një prodhim Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Britanisë së Madhe.  Po ashtu, fluturuan edhe F-16, prodhim amerikan, të cilat për momenti janë një ndër modelet e avionëve më të përhapur dhe të suksesshëm të profilit të tyre në botë.  Por, “qershia” mbi tortë ishte avioni vëzhgues “E-3 Sentry”, i cili konsiderohet si “sytë dhe veshët” e ushtrisë amerikane në qiell. Ai është një avion i prodhuar nga gjiganti amerikan Boeing dhe ka detyrë orientimin e forcave ajrore, tokësore dhe detare aleate si edhe vëzhgimin e lëvizjeve të armikut.  Avioni është i pajisur me standardin më të lartë të teknologjisë vëzhguese dhe vetëm njëri prej tyre kushton të paktën 270 milion dollar, ndërsa sipër ka të instaluar një radar të fuqishëm, shkruan Albeu.com.  Amerikanët janë tepër të kursyer në shitjen e tij duke ia dhënë vetëm aleatëve strategjikë siç janë Britania e Madhe, Franca dhe Arabia Saudite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here