Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag tjetër “shuplakë” opozitës: Djegia e mandateve dëmton demokracinë, nuk është normale

0
376
epa06355054 German Minister of Agriculture, Christian Schmidt, at the beginning of a meeting with representatives of communities affected by pollution related to the emissions of diesel vehicles, in Berlin, Germany, 28 November 2017. The Government continues with its meetings with mayors of German cities suffering under high air pollution caused by nitrogen oxide (NOx) emissions of Diesel engines to discuss measures of air quality improvement. Measures to improve air quality are a software update on vehicles and bonuses on new cars purchases. The most polluted cities will be supported with a Government fund to promote public transport and greener transport alternatives. EPA-EFE/FELIPE TRUEBA

Çdo ditë që kalon, dëshmon se opozita shqiptare ka mbetur e vetme në betejën e saj për të rrëzuar qeverinë. Djegia e mandateve dhe sulmet ndaj institucioneve janë dënuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Gjermania, Austria dhe shumë shtete të tjera kërkuan që opozita të tërhiqet nga djegia e mandateve. Por ditën e djeshme, sa i takon vendimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të djegur mandatet ka reaguar edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, Christian Schmidt. Gjatë një prononcimi për mediat gjermane, Schmidt u shpreh i bindur se djegia e mandateve dëmton demokracinë dhe të ardhmen e vendit, pasi sipas tij, nuk është normale. Madje, ai theksoi se debatet zhvillohen në Parlament dhe jo në rrugë. “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, deklaroi ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, Schmidt bëri me dije për “DW” se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, u shpreh ai. Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut. Ndërkohë, ndryshe nga kolegu i tij kristiansocial, Florian Hahn, i cili në një intervistë të mëparshme për “DW” nuk e hodhi poshtë idenë e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministri agrar i Gjermanisë, Christian Schmidt, theksoi për “DW’ se ai nuk e favorizon kurrsesi këtë opsion. “Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike, nënvizoi Schmidt për “DW”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here