“Na turpërove Shqipërinë”, Bleona Qereti i kthehet keq fansit dhe e bën për ‘një lek’: O Hajdar…

0
424

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka pasur përvojë edhe më parë në seriale, ndërsa tani pritet që të shfaqet në serialin “Paper Empire”. Ky serial pritet të dalë shumë shpejt.

Mirëpo, Bleona do ta jetë së shpejti me rol edhe edhe në një serial të ri.

Në fakt që në nëntor të vitit të kaluar këngëtarja kishte paralajmëruar se do të jetë pjesë e një seriali amerikan. Bleona madje ka publikuar një foto dhe ka bërë një falenderim në rrjetet sociale në lidhje me këtë angazhim.

Mirëpo, publikimi i fotos është pasuar edhe me një përplasje pas komentit të një personi ku ky i fundit e kritikon për veshjen.

“Pse je katandisur kështu? Nuk e shikon atë shoqen si është veshur? Pse na turpëron si Shqipëri”?

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bleonës. “O ti hajdar, na fal që të “turpërova” por unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo shoqja është një nga asistentet e produksionit në film, teknikisht personi që më bie kafen. Po pse harxhoj frymë unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti “nona e moralit”, atë nuk e kuptoj”, shkruan Bleona.

Nga seriali “Paper Empire” është shfaqur vetëm një sezon me pesë episode dhe tani pritet që të shihen frytet e tij më të mëdha, në sezonin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here