“Destabilizimi në vend”, PS mbledhje urgjente me 25 partitë aleate, çfarë u vendos

    0
    459

    Në kuadër të zgjedhjeve lokale dhe analizimin e aktualitetit, Partia Socialiste ka zhvilluar sot një takim me 25 partitë e koalicionit. Burime pranë takimit shprehen se qëndrimi i selisë rozë është fokusuar kryesisht te situata politike në vend.

    Duke komentuar braktisjen e Kuvendit, përfaqësuesit e PS janë shprehur se ky vendim i opozitës dëmton imazhin e Shqipërisë.

    “Retorika e dhunës nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste ka si qëllim destabilizimin e vendit” – mësohet të jetë thënë në takim.

    Nga ana tjetër, PS është shprehur pro ndryshimit të Kodit Zgjedhor ndërsa ka kërkuar ndërtimin e një platforme bashkëpunimi për lokalet 2019.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here