Rikthehet monodrama ” Seks? T’ falemnders, sa me provu” në teatrin “Migjeni”

0
404

Monodrama ” Seks? T’ falemnders, sa me provu” vepër e autorit darko Fo me regji nga Merita Smaja do të shfaqet për publikun mbrëmjen e datës 8 mars në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Kjo vepër interpretohet në skenë nga aktorja Rita Gjeka. Në njoftimin e teatrit “Migjeni” bëhet e dije se në skenën e Shkodrës nesër në mbrëmje shënohet shfaqja e 70 e kësaj vepre. “Monodrama: “Seks? T’ falemnders, sa me provu” shfaqet për të 70- tën herë në skenën e teatrit 70 vjeçar ” Migjeni”. Autor Dario Fo, regjia Merita Smaja. Interpreton Rita Gjeka “Mjeshtër i Madh”. Ditën e premte, më 8 mars, ora 19:00”, njofton teatri i Shkodrës.

Me këtë rol aktorja ka marrë dhe më parë vlerësime. Kështu është nderuar me çmimin si aktorja më e mirë në festivalin e katër ndërkombëtar të monodramës në Pejë të Kosovës. Një monodramë të cilën ajo e ka interpretuar me dhjetëra herë gjatë karrierës së saj si aktore jo vetëm në teatrot shqiptare por edhe atë italian, pasi pjesa trajton marrëdhënien e nënës me vajzën e saj, e dukë qenë edhe vetë nënë Rita arrin të përcjellë tek publiku një emocion ndryshe nisur nga eksperienca personale. Shkruar nga Dario, Franca e Jacopo Fo, vepra po vazhdon të përcillet me vëmendje. Si mund të mbahet gjallë pasioni? Si mund të jetojë gjatë një dashuri? Autorët Dario, Franca e Jacopo Fo kërkuan t’u jepnin përgjigje këtyre pyetjeve, duke shkruar një nga monodramat më të ndjekura vitet e fundit në teatër “Seks?!!!T’falemnders, sa me e provu”. Franca Rame është një personazh i njohur i dramaturgjisë italiane, jo vetëm për faktin e martesës me nobelistin Dario Fo. Ajo ka shkruar pjesë dramatike dhe ka interpretuar si aktore duke qenë një nga yjet e teatrit italian në vitet ’70. Kjo vepër është një himn për lëvizjen femërore, mbi raportin që femrat duhet të kenë me besimin dhe trupin e tyre. Por ajo çfarë e bën interesante këtë pjesë është dhe fakti që ajo e ka shkruar me të birin, shkrimtarin Jacopo Fo dhe bashkëshortin. Dario Fo kur mori çmimin “Nobel” ia dedikoi bashkëshortes së tij, Franca. Aktorja Rita Gjeka, mban gjatë gjithë shfaqjes tensionin e një njeriu në kërkim të pasioneve të forta njerëzore. Njeriu në jetë kurrë nuk flet për marrëdhënien e tij intime, e kjo bëri që autorët të sjellin nëpërmjet kësaj monodrame këtë fakt, pra si të jemi të sinqertë me veten, si të kuptojmë çfarë na bën të lumtur, si të dimë ta arrijmë lumturinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here