Shpërthimi i fuqishëm trondit Greqinë, dyshohet se objektivi ishte shqiptar, ngrihen në këmbë forcat e anti-terrorit

0
416

Pak minuta më parë një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Glyfada të Greqisë duke ngritur në këmbë forcat e anti-terrorit për mënyrën se si ndodhi ngjarja. Një makinë shpërtheu fillimisht dhe më pas u përfshi menjëherë nga flakët pasi shoferi u fut në të për ta ndezur.  Autoritetet greke nuk kanë konfirmuar ende identitetin e tij, ndërsa mediat grekedyshojnë se bëhet fjalë për një shqiptar 40-45 vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur rendë nga shpërthimi. Pas shpërthimit kanë marrë flakë edhe makina të tjera që ishin parkuar aty pranë, ndërsa forca ka hedhur disa metra tej shoferin. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritu edhe forcat e anti-terrorit, të cilat po marrin në konsideratë faktin nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist për vetë mënyrën se si ndodhi ngjarja. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here