Çështja e futbollistit Emiliano Sala, i cili humbi jetën në një aksident me avion, ka trazuar ujrat mes drejtuesve të ekipeve të Nantes e Cardiff si edhe agjentit të tij.
Ekipi i Cardiff City-t u akuzua për neglizhencën në transferimin e futbollistit të sapoblerë, ku u tha se ata blenë një sulmues për 17 milionë paund dhe e braktisën në hotel, duke e detyruar të gjente vet fluturimin.
Por një seri mesazhesh në rrjetin social “WhatsApp” mes futbollistit Emiliano Sala dhe oficerit të komunikimit të Cardiff Cityt hedhin poshtë të gjitha pretendimet e agjentit të tij.
Emiliano Sala nuk u braktis nga klubi uellsian, por kishte refuzuar ofertën për një fluturim normal, duke preferuar avionin e vogël privat, në atë që rezultoi fluturimi i fundit në jetën e sulmuesit.
Çështja ndërkohë mbetet e hapur dhe një hetim final do të publikohet brenda vitit për vdekjen e lojtarit. Ndërkohë, mbetet në dyert e Disiplinës së FIFA-s çështja mes Nantes dhe Cardiff Cityt, e para që pretendon pagesën për kartonin e lojtarit, dhe i dyti që nuk pranon ta bëjë atë.