Shpërthen një tjetër skandal pas vjedhjes së armëve në Pashaliman, ç’ka ndodhur në magazinën e Ministrisë së Brendshme

0
481

Pas skandalit kohë më parë të natyrës ushtarake në Pashaliman të Vlorës, një tjetër rast skandaloz raportohet se ka ndodhur në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Në magazinën e Ministrisë së Brendshme janë vjedhur armë. Magazina që është vjedhur është ajo për Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike ose siç njihet ndryshe ish-reparti 100 në Mullet.

Në këtë magazinë, përpos materialeve të tjera, është vënë re se mungojnë edhe 2 pistoleta të reja. Mungesa e dy pistoletave është vërejtur qysh në dhjetor 2018, kur objekti ka qenë në rikonstruktim.

SHÇBA ka konstatuar rastin, ndërsa kanë nisur edhe hetimet. Për këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës. Një prokuror i posaçëm për këtë çështje po heton.

Të dyshuar janë personat që kanë pasur akses në magazinë dhe e kanë pasur detyrë që të ruajnë objektet në të. Valixhet ku mbaheshin armët janë dërguar për ekspertizë në policinë shkencore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here